Loading

Rreth Nesh

Themeluar në vitin 2018, Kajo Dress Center, është një kompani prodhimi veshjesh me vendodhje në Shqipërinë Jugore, 120 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

Kompania jonë është e fokusuar në prodhimin e veshjeve, duke u ofruar partnerëve tanë një tipologji të gjerë të produkteve, duke përfshirë: uniforma ushtarake, pantallona, t-shirts, polos, workwear dhe çanta pëlhure, kryesisht në sistemin CMT; paketa e plotë zbatohet me kërkesën e kompanive partnere. Aktualisht po prodhojmë uniforma ushtarake për NATO-n, veçanërisht për ushtrinë italiane.

Kompania operon në një sipërfaqe prej 1.200 m2 duke përfshirë: zonën e prodhimit (zona përgatitore dhe qepëse), magazinën (për lëndët e para dhe aksesorët), zonën e prerjes, mbarimit, kontrollit dhe paketimit dhe aktualisht ka rreth 105 punonjes me tendencë për të rritur këtë numër në 130 punonjes gjatë këtij viti.

Teknologjia e aplikuar në këtë kompani ka përfshirë markat e mirënjohura si: Juki, Typical, Kansai, Singer, Brother, Rimoldi dhe Zoje duke përfshirë:  makina lineare, 2-gjilperesh, syzatore (2,3,4 dhe 5 fije), fileti, kopsash, vrimash, travete, pajisje për hekurosje dhe në total ka më shumë se 150 makineri dhe pajisje.

Që nga viti 2018, ne prodhojmë veshje pune, uniforma dhe ne vecanti uniforma ushtarake për tregjet europiane duke treguar profesionalizëm dhe fleksibilitet për kompanitë tona partnere.